08,09,2024

AKP shpall shitjen e 54 njësive përmes likuidimit

Must Read
Foto-Arkiva

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 27 përmban 54 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit, thuhet në komunikatën e AKP-së.

“Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin tetor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore”, thuhet në komunikatë.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.27  do të jetë dita e mërkurë, 30 nëntor 2016.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 07 dhjetor 2016, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e shitjes se aseteve:

Njësia nr.01: Banja e Kllokotit Shitorja në Viti – ofron për shitje lokalin afarist prej përafërsisht 100m², i cili gjendet në rr. Adem Jashari p.n. (përball “Pasqyrës”) afër qendrës së Vitisë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.

Njësia nr.02: KB Glloboçica Toka dhe Objekti – ofron për shitje asetin i cili përbëhet nga toka në sipërfaqe rreth 62ari 90m² dhe objektit (P+1) të papërfunduar me sipërfaqe totale prej 373.50m². Bazuar në matjet gjeodezike interne, pjesa e përfunduar e objektit (P+1) ka sipërfaqe etazhore prej 66m² (total 132m²), ndërsa pjesa e papërfunduar (P+0) është e pambuluar me kulm dhe ka sipërfaqe prej 241.5m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Glloboçicë, komuna e Kaçanikut.

Njësia nr.03: KB Novobërda Toka dhe Objekte – ofron për shitje pronën me oborrin në sipërfaqe prej 1ha 14ari 36m² dhe objektin me sipërfaqe prej 209m², me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 16ari 45m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Jasenovik, komuna e Novobërdës.

Njësia nr.04: KB Bashkimi Toka dhe Objekti në Mirash – ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej rreth 74ari 69m² dhe objektin përdhesë (P+0) me sipërfaqe rreth 622m², i cili është aktualisht i pashfrytëzuar. Dy anë të parcelës përshkohen nga rrugë publike të cilat hyjnë në parcelë, në njërën anë me 422m² dhe në anën tjetër me 298m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Mirash, komuna e Ferizajit.

Njësia nr.05: Lux Lokali “Izbor”- kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 145m² sipas listës së aseteve, sipas regjistrimit  nga UNMIK-u lokali paraqitet me sipërfaqe prej 200m², ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 263m², pasi që ka dy nivele. Lokali gjendet në rrugën “Oslobodjenja” në Mitrovicën Veriore.

Njësia nr.06: Lux Lokali  ”Tepih II” – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 60m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në rrugën “Oslobodjenja” në Mitrovicën Veriore. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.07: Lux Vetëshërbimi Minimarket – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 133m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas listës së aseteve  paraqitet me sipërfaqe prej 150m², kurse sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 162m², i cili gjendet në rrugën “Martirët e Kombit” në Mitrovicën Jugore.

Njësia nr.08: Lokali “Noviteti” në Mitrovicë – ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 191.30m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 182m², i cili gjendet në ndërtesën shumë katëshe afariste-banesore, në sheshin “Mehë Uka” p.n. në Mitrovicë. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.09: Çyçavica Lokali “Liria” – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren. Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën “Adem Jashari” p.n. në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.10: Çyçavica Lokali “Taftison” – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 68,72m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore, bashkangjitur me Shtëpinë e Mallrave, në rrugën “Adem Jashari” në  Vushtrri, Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.11: Çyçavica “Vetëshërbimi i Vjetër”- kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 130m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 136.80m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën “Adem Jashari” në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.12: Çyçavica Dyqani “Kolonial” – kjo shitje ofron dyqanin me sipërfaqe prej 82m². Sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe prej 81,48m², ndërsa sipas listës së aseteve 114m². Dyqani është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në afërsi të parkut të qytetit në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.13: Jugobanka Banesa në Mitrovicë – kjo shitje ofron banesën me sipërfaqe prej 45.60m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren banesa ka sipërfaqe prej 43.08m². Banesa ndodhet në ish-ndërtesën “Qendra”, tani “Arta”, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, kati i pestë (5) nr.14, në qendër të Mitrovicës Jugore. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.14: KB Beci Dyqani afër Gjimnazit, Gjakovë – Pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh me sipërfaqe të përafërt 148m² sipas faturës së tatimit në pronë (155m² sipas matjeve në terren,  prej të cilave 16.53m² është shtuar nga ish shfrytëzuesi i dyqanit). Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Marin Barleti, në afërsi të Gjimnazit në qytetin e Gjakovës.  Toka ku ndodhet dyqani në shitje si dhe hapësira e shtuar nga ish qiraxhiu nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj NUK është pjesë e kësaj  shitje.

Njësia nr.15: NT Agimi Kompleksi i Dyqaneve 4 – përfshinë dy dyqane me sipërfaqe të përgjithshme prej 117.96m² (54.07+63.89) sipas kontratës së shitblerjes. Sipas matjeve në terren, aseti ka sipërfaqe të përgjithshme prej 119m² neto. Dyqanet janë ngjitur me njëri tjetrin dhe gjenden në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Anton Çetta në Lagjen Orize, komuna e Gjakovës. Toka NUK është pjesë e shitjes.

Njësia nr.16: NT Ereniku Tregtia Objekti i Administratës dhe Depot, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është toka me sipërfaqe totale 2ha 14ari 65m² (21,465m²) si dhe objekti i administratës dhe depot me sipërfaqe të përgjithshme 4,833m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipërfaqja e objektit e regjistruar në certifikatë pronësie është 440 m². Prona ndodhet në Piskotë, Zona Industriale, komuna Gjakovë. Aktualisht një numër objektesh janë në qiradhënie.

Njësia nr.17: NT Ereniku Tregtia Dyqani në Lamela A përballë Gjykatës Themelore Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 45.30m² sipas kontratës së shitblerjes (42m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor Lamela A në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Gjakovës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.18: NT Ereniku Tregtia Dyqani në Lamela B përballë Gjykatës Themelore Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 96.75m² sipas kontratës së shitblerjes (97m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhes të objektit banesor Lamela B në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Gjakovës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.19: NT Ereniku Tregtia Dyqani nr.1 në Orize, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 54.07m² sipas kontratës së shitblerjes (50m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor në lagjen Orize, qyteti i Gjakovës. Toka NUK është pjesë shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.20: NT Ereniku Tregtia Dyqani nr.2 në Orize, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 63.89m² sipas kontratës së shitblerjes (65m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor, në vendin e quajtur Orize qyteti i Gjakovëz. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.21:  KLK Dyqani  te Soliteri – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 103.86m² (102m² sipas matjeve në terren), që ndodhet në rrugën Mbretëresha Teutë, te Soliteri, përballë gjykatës në qytetin e Pejës. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.22: KLK Dyqani në Prishtinë –pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh  me sipërfaqe prej 69.53m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe te përgjithshme rreth 112m², ku baza e dyqanit ka sipërfaqe rreth 81m² ndërsa hapësira e nënkatit, e ndërtuar prej materiali të hekurt, ka sipërfaqe rreth 31m². Dyqani ndodhet në përdhesën e një objekti shumëkatësh banesor në lagjen Dardania SU-1/3 lamela 4 nr.6, qyteti i Prishtinës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.23: KLK Dyqani në Vushtrri – pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh  me sipërfaqe të përafërt prej 81.4m² (84m² sipas matjeve në terren), në kuadër  të së cilës është dhe depoja.  Aseti gjendet në katin e parë të objektit banesor “Llamella 2” në Rr. Ëesly Clark, në qytetin e Vushtrrisë. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.24: KLK Dyqani në Prizren – pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist me sipërfaqe të përafërt prej 42.72m² (44m² sipas matjeve në matjeve në terren) që gjendet afër Stacionit të Autobusëve në qytetin e Prizrenit.  Dyqani ndodhet në një pjesë të ngastrës kadastrale e cila evidentohet në emër të Ndërmarja Pyjore Prizren. Toka NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.25: KLK Shitorja në Lipjan – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 53.64m² që ndodhet në katin përdhesë të një ndërtese banimi në rrugën Adem Jashari, llamella 2, komuna Lipjan. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.26: Barnatorja Popullore nr.1 Pejë – pjesë e kësaj shitje është lokali afarist (ish-barnatorja nr.1) në etazh me sipërfaqe rreth 219m², sipas matjeve ne terren, si dhe 1/3 e pjesës ideale të ngastrës 1050-0 në ZK Pejë (202m²). Dyqani ndodhet në katin përdhesë të objektit të Entit për Punë Sociale, në Rr. Mbretëresha Teutë në qendër të qytetit të Pejës. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.27: Barnatorja Popullore nr.3, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh së bashku me podrumin (B+P) me sipërfaqe të përafërt 368.40m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (384m² sipas matjeve në terren). Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në rr. Marin Barleti, në afërsi të Gjimnazit të qytetit të Gjakovës.  Toka NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht lokali është i ndarë në 3 pjesë me hyrje të veçanta. Vetëm njëra pjesë është duke u shfrytëzuar me kontratë qiraje, ndërsa dy pjesët tjera janë të lira.

Njësia nr.28: Blinaja Shitorja nr.3 dhe nr.8 Lipjan – kjo shitje ofron dy lokale të cilat aktualisht janë të bashkuara dhe janë shndërruar në një lokal cili përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 96.97m², sipas listës së aseteve, kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 104m². Lokali gjendet në Rr. Lidhja e Prizrenit, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.29: Blinaja Shitorja nr.4 Lipjan – kjo shitje ofron lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje me përafërsisht 25m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 47m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.30: Blinaja Shitorja nr.5 Lipjan – përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje prej përafërsisht 30m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 66m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.31: Blinaja Shitorja nr.7 Lipjan – përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve dhe matjeve në teren ka sipërfaqje prej përafërsisht 100m², Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.32: Blinaja Shitorja nr.9 Lipjan – përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 25m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 31m². Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.33: Blinaja Shitorja nr. 10 Lipjan – ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 80m², sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren, i cili gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.34: Blinaja Shitorja nr.11 Lipjan – ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste e cila sipas listës së aseteve përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 100m² ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 95m². Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.35: Blinaja Shitorja nr.12 Lipjan – përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 35m² sipas listës së aseteve dhe sipas matjeve në terren. Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.36: Urata Shitorja Obiliq – përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 61m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit, në Rr. Adem Jashari, Ndërtesa Afariste A1, lamela A1, lokali nr.1, afër zyrave të KEK-ut në Obiliq. Nuk ka tokë që do t’i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr.37: Rilindja Libraria Nr.1, Prishtinë –përfshirë në këtë ofertë është lokali afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 104m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 130m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese disakatëshe, në Sheshin Nëna Terezë, Prishtinë, dhe ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.38: IMF Kosova Shitorja Lakrishte – përfshinë lokalin afarist i cili në bazë të kontratës së shitblerjes përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 54.92 m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 58.4m². Lokali gjendet në përdhesë të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Lakrishte. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr.39: Mekanizimi Lokali Prizren – kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 105m²  i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit në Sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në qendër të Prizrenit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.40: Bankkos Prizren Sportelet – kjo shitje ofron hapësirën afariste  me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht  267.78m² (përdhesë+bodrum) sipas kontratës së shitblerjes, e cila gjendet në kuadër të kompleksit afaristo-banesor, në rr. Adem Jashari nr. 14, në qendër të Prizrenit përballë Hotel Theranda. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.41: Barnatorja nr. 6 – përfshinë lokalin afarist i cili përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 93.97m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 98m². Lokali gjendet në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen Dardania, afër ndërtesës së PTK-së në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr.42:’IT Drateks’ Shitorja nr.1 Dragash – përfshin lokalin afarist që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 34m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja, që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.43: ‘IT Drateks’ Shitorja nr.2 Dragash – përfshin lokalin afarist që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 36m²  (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja, që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.44: ‘IT Drateks’ Shitorja nr.3 Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 64m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.45: NSH ‘Koritniku’ – Shitorja në fshatin Orqushë, Dragash -ofron për shitje pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 65m² me kulturë shtëpi/ ndërtesë (P+0) e cila ndodhet në fshatin Orqushë, komuna e Dragashit. Prona aktualisht është në qiradhënie. Lëndë e shitjes janë toka dhe ndërtesa.

Njësia nr.46: NSH ‘Koritniku’- Trolli në Dragash – përfshin ngastrën P-70604014-00795-0 me sipërfaqe prej 349m² (3ari 49m²), që ndodhet në qendër të Dragashit.

Njësia nr.47: NSH Koritniku- Shitorja nr.1 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 58m² (sipas matjeve interne)  dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.48: NSH Koritniku- Shitorja nr.2 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 116m² (sipas matjeve interne), që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.49: NSH Koritniku- Shitorja nr.3 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 55m² (sipas matjeve interne), që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Sipas listës së aseteve të pregatitur nga menaxhmenti i NSh-së ky aset ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 45m2. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.50: NSH “Liria ”- Lokali  në Hoqë të Qytetit – ofron për shitje pronën që përfshin ngastrën me sipërfaqe të përgjithshme prej 100m², prej të cilave 60m² me kulturë ‘ndërtesë’ dhe 40m²  me kulturë ‘oborr’. Prona ndodhet në fshatin Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit.

Njësia nr.51: ‘NSH Podrima’ – Shitorja nr.1 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 64m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) që gjendet në Rr.“Xhelal Hajda”, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit.  Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.52: ‘NSH Podrima’ Shitorja nr.2 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 37m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) e cila ndodhet në Rr. Xhelal Hajda, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima kjo shitore ka sipërfaqe prej 36m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.53: ‘NSH Podrima’ Shitorja nr.3 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) e cila gjendet në rrugën “Hadije Spahiu” p.n, respektivisht  në qendër të qytetit të Rahovecit. Shitorja sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima ka sipërfaqe prej 73m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.54: ‘NSH Podrima’ Shitorja nr.4 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4), e cila gjendet në rrugën “Hadije Spahiu” p.n, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Shitorja sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima ka sipërfaqe prej 77m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img