05,07,2025

Akoma s’ka marrëveshje për Higuain, thotë drejtori i Juventus

Must Read

Juventus dhe Milan akoma nuk e kanë finalizuar marrëveshjen për Gonzalo Higuain, ka thënë drejtori gjeneral i skuadrës nga Torino, Guiseppe Marotta.
Sulmuesi 30-vjeçar pritet që t’i bashkohet Rosonerëve si huazim njëvjeçar për 18 milionë euro, ndërsa skuadra nga San Siro do ta ketë mundësinë e blerjes nëse paguan edhe 36 milionë euro tjera.
Të hënën Goal pati raportuar se vëllai dhe agjenti i Higuain, Nicolas, dhe drejtori i Milan Leonardo janë takuar në Casa Milan për të finalizuar detajet e marrëveshjes.
Për më shumë, ish-mbrojtësi i Juventus Leonardo Bonucci mund të bëhet pjesë e këtij akordi, për t’u kthyer në shtëpinë e vjetër.
Mbrojtësi i Juventus, Mattia Caldara, mund të përfshihet po ashtu, duke kaluar në San Siro, si kundërpeshë për kthimin e Bonucci në Torino.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img