30,10,2024

AKB: MSA-ja rrezikon importuesit nga Serbia

Must Read

AKB-690x380

Importi i mallrave nga CEFTA në Kosovë, po vazhdon të jetë në rritje kundrejt eksportit të prodhimeve vendore e në veçanti nga Serbia.

“MSA-ja dhe zbatimi i saj në Kosovë është vlersëuar nga AKB-ja si një e arritur integruese. Dhe parakusht për liberalizimin e lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve të saj drejt BE-së”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve në konferncën me temën“MSA rrezikon importuesit dhe prodhimet e Serbisë, përparësit dhe rreziqet e kësaj Marrëveshje, çka fiton dhe humb ekonomia e Kosovë”.

Kreu i AKB-së foli edhe rreth efekteve dhe ndikimit të saj kundrejt marrëveshjes CEFTA, ku tha se përparësitë e saj janë të mëdha për një vend që ka prodhim vendor për eksport, rasti i Kosovës është një konkurencë më e ashpër kundër prodhuesit vendor.

Ai shtoi se Kosova përfiton treg me 500 milionë konsumator, eksport pa taksa doganore  në BE, produkte më të lira nga importi nga BE-ja, rreth 650 milionë euro asistencë për reforma, barazohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, konkurenc më të madhe të produkteve të BE-së në tregun kosovar dhe plotëson këtë standard drejt integrimeve të EU-së.

Kryetari i AKB-së,  shtoi se politikat e zbatuara në Kosovë ishin tepër pro CEFTA-s dhe nga kjo nuk arritëm të rrisim prodhimin e vendit e për kundrazi konkurenca asnjëherë nuk ishte e drejtë.

“Tash më kur kemi MSA-në, seriozisht rrezikohen importuesit dhe prodhimet e Serbisë, kjo nuk është e mirëseardhur për prodhuesit e përfaqësuesit e Serbisë në Kosovë që vetëm këto dy vitet e fundit i kanë  importuar rrethë 800 milionë euro si shifra zyrtare, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten mbi 35%  e që janë rrethë 280 milionë euro”, tha Shahini.

Sipas tij Kosova dhe BE-ja përmes marrëveshjes së MSA-së paraqesin partneritetin e parë kontraktual ndërmjet dy tregjeve dhe është hapi i parë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE deri  te anëtarësimi i plotë i Kosovës në BE.

Kjo do të ndodhë përmes aplikimit formal, drejt marrjes së statusit kandidat, negociatat do të ndodhin mes Prishtinës dhe Brukselit dhe kushtëzohen me përmbushjen e obligimeve të nënshkruara me  MSA-në, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img