25,12,2024

Ajeti: Rriten të hyrat nga tatimi në pronë

Must Read

Që nga lansimi i fushatës informuese që komuna e Ferizajt do ta ulë në 10 për qind tatimin në pronë, interesimi i qytetarëve për ta kryer këtë obligim është shumë më i shprehur. Kështu tha drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, derisa njoftoi se për këtë qëllim Kuvendi Komunal i Ferizajt tashmë e ka të miratuar edhe rregulloren e re, e cila në seancën e radhës pritet t’i ketë edhe disa ndryshime të vogla.

“Do të thotë këto dy veprime të institucionit tonë kanë rezultuar që qytetarët të interesohen më shumë për të ardhë me i kry pagesat që kanë ndaj arkës komunale, po ashtu edhe të interesohen për parcelat që kanë, për marrëveshjet kontraktuale që ofron shërbimi i tatimit në pronë për pagesa me këste dhe në këtë mënyrë t’iu ikin kamatave ndëshkimore që parashihen me ligje”, tha Ajeti-Sadiku.

E, derisa drejtoresha e Financave tregoi se që nga ky muaj komuna ka të drejtë që përmes përmbaruesve t’i vjelë këto të hyra kryesore të arkës komunale, ajo tha se deri më tani s’kanë pasur ndonjë rast, por që vërejtjet e fundit u kanë shkuar shumë kompanive dhe personave fizik.

“Ne vetëm se i kemi seleksionuar tatimpaguesit apo borxhlinjtë më të mëdhenj të cilëve u kemi dërguar njoftimin në mënyrë që ata të interesohen vet për ta kryer këtë obligim në mënyrë që mos t’u shkohet menjëherë me përmbarues. Realisht borxhlinjtë më të mëdhenj janë ato ndërmarrje shoqërore të cilat kanë qenë nën menaxhim të AKP-së, ne po ashtu kemi kontaktuar edhe me këtë institucion, por që ka edhe kompani private edhe persona fizik, mund të them lirisht që borxhlinjtë janë miks kategori të tatimit në pronë”, tha Sebahate Ajeti- Sadiku.

Sipas drejtoreshës së Financave, të hyrat nga tatimi në pronë në komunën e Ferizajt në nëntë mujorin e këtij viti, kanë shënuar rritje të theksuar me ato të vitit paraprak të kësaj periudhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img