15,09,2025

Ahmeti tregon çfarë bisedoi me Gruevskin

Must Read
Ahmeti-Gruevski

“Është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, të drejta dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike.  Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim,” thuhet në njoftimin e BDI-së duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

BDI-ja kërkon përdorim të barabartë të gjuhës shqipe në të gjithë territorin, zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimin e procesit të integrimit evropian. VMRO-DPMNE nuk pranon ndryshim të Kushtetutës sa i takon statusit të shqipes dhe as zgjatje të mandatit të Speciales, e cila sipas tyre ka anshmëri politike.

Të dy partitë, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë bërë me dije se negociatat mund të mos sjellin rezultate pozitive. VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të formojnë Qeveri me çdo kusht, kurse nga BDI-ja thonë se vazhdon të mbetet i hapur edhe opsioni për qëndrimin e kësaj partie në opozitë. Të dy palët, nuk kanë mohuar as opsionin e zgjedhjeve të reja, në rast të dështimit të gjetjes së një zgjidhje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img