12,03,2025

Agron Bajraktari: Ushtria e Kosovës do të shënoj përgjithmonë në histori ditën e saj të themelimit, datën 14 dhjetor 2018.

Must Read

Republika e Kosovës tashmë do të ketë djemtë dhe vajzat që do të kujdesen për sigurinë e qytetarëve, për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, për të ardhmen e shtetit të lirë dhe të pavarur.

Për këtë ditë dha jetën komandanti legjendar, Adem Jashari dhe ranë në fushëbeteja shumë trima brez pas brezi. Ata u bënë ushtarë të lirisë e heronjë të historisë. Për këtë ditë, shumë intelektualë dhe atdhetarë lanë pjesë të jetës nëpër burgje. Për këtë ditë, nuk e kursyen mundin dhe djersën qytetarët e këtij vendi!

Jetoftë e fuqishme për jetë e mot Ushtria e Kosovës!
Urime!

Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img