Ferizaj. 28.12.2019
Muaji dhjetor është gjithmonë muaj i rezultateve, i raporteve, i rishikimeve dhe analizave për punën tonë njëvjeçare. Po është edhe muaj i festave dhe urimeve. Prandaj krahas rezultateve të punës sonte u prezantua një modest për fundvit.
– Pikë artistike nga Shkolla e Arteve “Çesk Zadeja”
– Pasqyrë e aktiviteteve nga Sektori i Kulturës
– In memoriam
– Portret i artistes ferizajase që jeton në SHBA – Rina Hajra
E gjithë puna dhe këto aktivite që janë bërë gjatë vitit 2019, natyrisht që nuk ka qenë e lehtë dhe nuk bëhet vetëm prandaj me shumë kënaqësi u falënderuan dhe u ndanë mirënjohje për të grupet dhe shoqatat kulturore që ishin në organizim të ktivitetete të përbashkëta gjatë vitit 2019.
IN MEMOERIAM
Sekotori i Kulturës kujtoi me dhimbje njerëzit e artit e të kulturës që ikën nga kjo botë në këtë vit.
Gafurr Limani – vetearan i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, punoi gjatë në Sektorin e Kulturës. Stafi dhe kominiteti i artistëve e kujtojnë me epitet të lartë jetën dhe veprën e tij.
Ramadan Asllani – gazetar, publicist dhe autor i shumë librave dhe artikujve në gazetë. Ramadani ishte edhe anëtar i Klubit Letrar “De Rada”. Ishte pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore, prandaj e kujtojmë si aktivist dhe dashamirë i kulturës.
Rrahim Qazimi – aktor, pedagog, alpinist. Një kohë ishte aktor i trupës së teatrit të qytetit gjatë viteve 80-ta, e pastaj pedagog. Po ashtu ishte mbledhës i folklorit. Kultura dhe miqtë e tij e kujtojnë me epitet të lartë.
Hafir Bislimi – aktor shumë vjeçar në skenën e teatrit. Një kohë punoi edhe si gazetar. Viteve të fundit ishte i angazhuar edhe në disa filma artistik të shkurtër, të cilët filma u shfaqen në shumë vende të botës. Hafiri kujtohet si një talent i rrallë i skenës dhe ekranit.
Nuredin Azemi – një prej emrave të parë të muzikës argëtuese në Ferizaj e Kosovë. Një kohë të gjatë ishte anëtar i grupit të famshëm AVI Trix, ndërsa një kohë punoj edhe si mësimdhënës në fushën e muzikës. Viteve të fundit jetoi në perëndim. Artistë të gjeneratës së tij, por edhe dashamirë tjerë të kulturës, e kujtojnë me epitet të lartë.
Sadik Balaj– intelektual, i burgosur politik dhe aktivist i përbetuar. Veç kësaj, ai ishte edhe edhe dashamirë i folklorit, dhe mjeshtër i rrallë i instrumenteve folklorike. Komuniteti artistik e kujtojnë si një burrë i fjalës dhe i punës.
Nazire Zogaj– një intelektuale e pashoq, një grua e pa fjalë, që nuk e njohu nënshtrimin. E burgosur politike dhe e përndjekur nga regjimi serb. Nxënësit e saj e kujtojnë më së miri si: “Mësuesja që orën e gjuhës shqipe e shndërronte në atdhedashuri”. E kujtojmë me nder e respekt.
Në fund të programit, pasi u prezantua puna e artistëve të nominuar, u shpall edhe emri fitues Artisti i Vitit 2019, i cili ishte AGON QOSA- skulptor.
Me këtë aktivitet Sektori i Kulturës përmbyllë kalendarin e aktiviteteve kulturore për vitin 2019.