08,11,2025

Agim Sulaj – fitues i Çmimit të Parë “HiTHi i Artë” dhe Medaljes “Therrë Murrizi” në edicionin e 9-të të Festivalit të Karikaturës në Ferizaj

Must Read

Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës në Ferizaj, për të nëntin vit me radhë ngreu siparin. Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, në mesin e shumë artistëve, u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve në garën ndërkombëtare të karikaturistëve, që këtë vit morën pjesë me gjithsej 150 punime, në shënim simbolik të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt.

Kjo ngjarje e mbështetur edhe nga Komuna e Ferizajt, vendos Ferizajn në referencën globale të artit të karikaturës, organizuar kjo nga Shoqata “HiThi” në Ferizaj, në krye me profesorin Imri Musliu.

Juria e këtij festivali ndau çmimet për artistët më meritor në këtë festival, gjersa çmimi i parë dhe medalja “Therrë Murrizi” i takoi artistit të përmasave ndërkombëtare, mjeshtrit të karikaturës, Agim Sulaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img