10,09,2025

Agim Bujupi shpallet fitues i Bienalit të Tretë të Vizatimit në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.26.11.2016. Këtë të shtune në Qendrën e Kulturës  në Ferizaj , Agim Bujupi  nga Arllati i Drenasit është shpallur fitues i Bienalit të Tretë të Vizatimit në Ferizaj.

Galeria e Arteve  në Ferizaj  këtë vit ka organizuar  Edicionin e tretë të Bienalit të vizatimit  me karakter mbarëkombëtar  në të cilin 21 autorë ekspozuan 26 punime.

Këtë mbrëmje të shpalljes së fituesve të Bienalit e ka përshëndetur  drejtori i DKRS-së  Naim Ferati.

“Edicioni i  tretë i Bienalit të Vizatimit  po shënon  një sukses i cili besoi se do të jetë jetëgjatë  si edhe shumë aktivitete dhe festival  tjera të cilat kanë ndodhur në qytetin  tonë ” ka thënë  Ferati.

Ferati   me këtë rast ka  shprehur gatishmërinë që  Galeria e Arteve,aktorët dhe  kultura  vitin e ardhshëm  të kenë më shumë mbështetje.

Skender Bedriu , koordinator i projektit tha se Bienali ka zgjedhur si aktivitet   vizatimin për faktin se kjo  disiplina e vizatimit është histori dhe është disiplina më unikate dhe origjinale.

Në këtë edicion  kurator i  Bienalit  ishte  Jetullah Sylejmani ndërsa  juria vlerësuese  ishe e përbërë nga  Porfesor Ismet Jonuzi, Profesor Zake Prelvukaj dhe  Shpend Qeri.

Me vlerësimin e jurisë   u ndanë tre çmime. Çmimi i parë i’u nda  Agim Bujupit nga Drenasi, çmimi i dytë  i’u nda  Kushtrim Asllanit  nga Shtimja dhe çmimi i tretë i takoi Zenun Sherifit  nga Tetova.

15211610_10209270284372468_2035997260_n 15209150_10209270292012659_175094725_n 15239199_10209270329773603_1424774683_n 15218758_10209270329293591_1229762488_n 15207820_10209270290452620_2044456079_n 15239278_10209270288332567_1418847533_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img