10,09,2025

Agim Aliu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, uroi festën e Fitër Bajramit

Must Read

Në festën e Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ish Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe drejtorë komunal e zyrtarë partiak, paraditen e sotme kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj për të uruar festën e Fitër Bajramit, kreut të BIK në Ferizaj dhe përmes tyre gjithë besimtarëve muslimanë.

Kryetari i Ferizajt tha se kjo festë dhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit, përveç që bashkuan sofrat dhe shtuan solidaritetin në mes njëri-tjetrit, bashkuan njerëzit në rrugën e forcimit të besimit në Krijuesin.

“Më lejoni që në këtë festë të bekimit, solidaritetit, sakrificës dhe forcimit të besimit në Krijuesin, t’iu uroj ju, kreun e Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe gjithë besimtarët muslimanë në ditën e Festës së Fitër Bajramit. Shëndeti dhe mbarësia qofshin me ju dhe familjet tuaja” u shpreh i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës,Elmi Reçica ka uruar besimtarët muslimanë në Festën e Fitër Bajramit.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët e fesë myslimane. Zoti ua pastë pranuar agjërimin të gjithë agjëruesve si dhe uroj që këto ditë feste të kremtohen me solidaritet, humanizëm dhe mirëkuptim” tha deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img