Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, nga radhët e PDK-së, z. Agim Aliu, ditë më parë në tubimin përmbyllës ka mbajtur një fjalim emocional para qytetarëve të Ferizajt, ku ndër të tjera theksoi:
“Arsyeja për të cilën kam kandiduar për të parin e Ferizajt, jeni pikërisht ju, zëri juaj, që më bëri të përgjegjshëm dhe të priviligjuar të filloj këtë garë. Sepse jeni ju, ata që besoni në mua, në vizionin tim për një Ferizaj më të mirë. Sepse ju më dhatë forcë e mbështetje, sepse unë e dua Ferizajn dhe nuk dua ta shoh duke mos u qeverisur mirë edhe për katër vite. Nga qeverisja aktuale, premtimet nuk u mbajtën, mundësitë nuk u përdorën. Është mjaft! Është koha për ndryshim! Forcës së ndryshimit i janë bashkangjitur, mësues e profesor, mjek e infermierë, artistë e sportistë, bujq e ekonomistë, gra dhe të rinj që Ferizajt dhe ferizajasve t’ia kthejnë dinjitetin;
Unë do të jem kryetari juaj: që të shtrij dorën e kujdesit për të moshuarit,për ta shndërruar fshatin në zonë turistike;që njerëzit në nevojë të kenë trajtim të dinjitetshëm;të promovoj dhe mbroj vlerat tona të trashëgimisë kulturore; të ruaj pyjet tona nga sëpata e krimit ekologjik,që bujqësia të rritet e mbështetet vërtet.Unë do të bëj çmos për ta bërë vizionin tonë realitet. Unë do të bëj çmos që të jem Kryetari juaj i drejtë dhe efikas. Le të bashkohemi të gjithë, me forcat tona, për një Ferizaj më të mirë! Sepse ia kemi borxh qytetit, që të gjithë bashkë të angazhohemi, ditë e natë, për ta bërë fitoren realitet, që Ferizaj mos të vuaj më, por të funksionalizohet dhe zhvillohet.Unë do ta fitoj këtë garë, bashkë me ju, sepse besoj tek qytetarët e Ferizajt, besoj tek ndryshimi, tek forca e ndryshimit që po vjen, për ju, për Ferizajn” – theksoi kandidati Aliu.
Postim i sponsorizuar nga PDK Ferizaj.