Ferizaj

Agim Aliu: Sot po votohet për një të ardhme dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve

By FerizajPress

October 22, 2017

Ferizaj.22.10.2017. Në Balaj të Ferizajt ka votuar edhe kandidati për kryetarë të Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu. Aliu me këtë rast ka uruar qytetarët dhe ka bërë thirrje për një dalje sa më të madhe në votime. “ “Është një ditë kur qytetarët u japin besimin atyre nga të cilët presin një angazhim më të madh për një jetë dhe mirëqenie sociale më të mirë, për mundësi më të mëdha për të rnjtë dhe hapje të vendeve të punës. Urojë që të zgjidhet më i miri dhe të realizohen pritjet e qytetarëve” ka thënë Aliu.