28,12,2024

Agim Aliu shërben fëmijët me sindromën Down në Ditën Ndërkombëtare të Punës Vullnetare

Must Read

Solidariteti dhe kujdesi institucional ndaj kategorive të ndryshme sociale janë tipare dalluese të kësaj qeverisje lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Kjo u manifestua edhe sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punës Vullnetare, ku i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me bashkëshorten e tij, vizituan Qendrën e Down Syndrome Kosova në Ferizaj, me ç ‘rast ky i fundit, shërbeu pije dhe kafe si simbolikë e punës vullnetare për fëmijët dhe familjarët e personave me sindromën Down.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se edhe para ca muajsh kur ka pranuar kërkesën për mbështetje në hapjen e kësaj qendre, pa asnjë mëdyshje ka vënë firmën e tij për të financuar hapjen e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, duke ditur rëndësinë që ka kjo hapësirë dhe këto aktivitete për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down dhe familjarët e tyre. Madje, ai tha se duhet vëmendje e shtuar e të gjithëve, jo vetëm institucioneve për të ofruar gatishmërinë e bashkëpunimin, ndjeshmërinë e dashurinë për këtë kategori shoqërore.

“Muaj më parë, kam thënë më mënyrë të qartë se kënaqësia më e madhe e mandatit tim ka qenë atë ditë kur ne kemi hapur këtë qendër për persona të veçantë, së bashku me organizatën Down Syndrome Kosova dhe jam falënderues shumë që organizata Down Syndrome Kosova me të ardhur në Ferizaj, me të paraqitur projektin, e kam mbështetur sepse e kemi gjetur një mundësi për të mbështetur një kategori tepër të veçantë, siç janë fëmijët me nevoja të veçanta, në këtë rast të sindromës Down. Sot jemi po ashtu në një ditë të veçantë, në ditën e vullnetarëve për ta bërë edhe më të veçantë Ferizajn që në fakt e kanë bërë vet vullnetarët që merren me punë nga më të ndryshmet dhe jam shumë i lumtur që jam kryetar i qytetit të Ferizajt me njerëz të tillë, vullnetarë të tillë të cilët merren me punë që shpesh institucionet nuk i bëjnë dhe pikërisht janë këta njerëz të veçantë, qytetarët e Ferizajt, organizatat e ndryshme që kanë shprehur vullnetin e tyre që të merren me misione nga më të ndryshme qoftë humanitare, qoftë sociale, qoftë mjekësore, qoftë sportive, qoftë aktivitete të tjera nga më të ndryshmet që në fakt e kanë bërë një epiqendre të veçantë qytetin e Ferizajt. Edhe unë, jo rastësisht kam zgjedhur pikërisht këtë ditë, jo rastësisht kam zgjedhur pikërisht këtë vend për të treguar edhe njëherë që duhet vëmendje e shtuar e gjithë ne, jo vetëm e institucioneve por edhe e shoqërisë që të jemi më të gatshëm për të bashkëpunuar por mbi të gjitha për të treguar më shumë dashuri dhe më shumë mbështetje për fëmijët me sindromën Down, por mbi të gjitha për të treguar mbështetje edhe për familjarët që kanë fëmijë dhe kanë familjarë me sindromën Down. Unë sot zgjodha pikërisht edhe bashkëshorten time për të treguar që jemi solidar dhe do të solidarizohemi gjithmonë me kategori të tilla dhe e ndjejmë më shumë sesa çdokush tjetër të tregojmë se familja është në radhë të parë. Jo rastësisht edhe vet platforma ime ka qenë platformë familjare dhe me shembuj të tillë por edhe me shembuj të tjerë do të tregojmë që gjithmonë do të mbetet në fokusin tonë familja dhe fëmijët pavarësisht të cilave kërkesa janë, në këtë rast kemi një kërkesë pak më ndryshe, do të jemi mbështetës të tyre” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke shprehur vullnetin që edhe viteve në vijim të mbështes këtë qendër dhe këtë kategori shoqërore.

Në anën tjetër, drejtorja e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri duke falënderuar të parin e Ferizajt, Agim Aliu për mbështetjen e pakursyer tha se me hapjen e qendrës së Doën Syndrome Kosova në Ferizaj, ky qytet është shndërruar në storie suksesi dhe motiv edhe për komunat tjera që të mbështesin këtë kategori shoqërore.

“Ne si shoqatë për vitin 2018, sukses paraqesim qendrën tonë në Ferizaj. Pjesë e këtij suksesi është edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ekipin që nuk hezituan të mbështesin projektin tonë, një projekt i cili po i trajton në mënyrë të dinjitetshme fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down në kuadër të programeve që ka shoqata jonë” tha drejtorja e DSK, Sebahate Hajdini Beqiri.
Edhe Eloida e Besniku, anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova u shprehën të gëzuar me vizitën e të parit të Ferizajt, Agim Aliu në qendrën e tyre, duke e quajtur mik të shtëpisë dhe mbështetës të projekteve të kësaj qendre. Ata falënderimin e tyre për mbështetjen nga qeverisja lokale, gjegjësisht kryetari Agim Aliu e bënë duke i dhënë këtij të fundit një dhuratë simbolike nga anëtarja e kësaj shoqate, Eloida Alija.

Në këtë vizitë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me fëmijët me sindromën Down, punonjësit e kësaj qendre në Ferizaj dhe ekipin e tij, përgatitën kartolinat urimi për festat e fund vitit, si aktivitet i përbashkët në kuadër të kësaj vizite.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img