23,04,2025

Agim Aliu priti në takim zv.ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli

Must Read

Pasditën e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim zëvendësministrin në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli.

Temë e diskutimeve në këtë takim ishte funksionalizimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, pako e masave të nivelit lokal dhe qendror për nxitjen e bizneseve të reja nga të rinjtë, startup bizneset, platformat elektronike të transparencës komunale si dhe projekte të tjera që nxisin punësimin e të rinjve.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu falënderoi për vizitën zv.ministrin Cakolli duke falënderuar edhe njëherë Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për projektin e hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, projekt ky që po realizohet për herë të parë në Komunën e Ferizajt.

Në anën tjetër, zv.ministri Cakolli falënderoi Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për pritjen dhe bashkëpunimin duke e siguruar këtë të fundit se bashkëpunimi mes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt do të intensifikohet edhe me projekte të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img