05,11,2025

Agim Aliu priti në takim nën kampionin ballkanik në Classic Bodybuilding, ferizajasin Aldon Sadiku

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim ferizajasin Aldon Sadiku i shpallur nënkampion në kategorinë classic bodybuilding në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Rumani prej 18-20 maj 2018, pjesëmarrës të së cilës ishin nga të gjitha shtetet e Ballkanit.

Nënkampioni Sadiku ka falënderuar Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen që po i jep në vazhdimësi sportit dhe të rinjve të dëshmuar me suksese në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Në anën tjetër, edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar detajisht me gjendjen në sportin ferizajas dhe investimet që priten të realizohen së shpejti. Në këtë kuadër, ai ka garantuar mbështetjen e sportistëve kulminant në pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare, duke theksuar se këto suksese nuk janë vetëm suksese individuale por të rëndësishme edhe për qytetin tonë, duke e promovuar atë jashtë kufijve shtetëror.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img