Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka prezantuar një projekt të radhës që po kryhet në komunën e Ferizajt
Aliu ka bërë me dije se një tjetër hapësire publike po ndryshon përgjithmonë për të mire.
“Shtegu rrugor prapa shkollës “Jeronim de Rada”, përkatësisht tek objekti i shkollës së parë shqipe, po transformohet në një plato shtruar me kubëza e rregulluar me gjelbërim, investim ky si shpërblim, për banorët e bllokut të banimit kolektiv e bizneset në këtë zonë, shumë pranë qendrës së qytetit”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.
Postimi i plotë i Aliut:
Një tjetër hapësirë publike po ndryshon përgjithmonë për të mirë. Shtegu rrugor prapa shkollës “Jeronim de Rada”, përkatësisht tek objekti i shkollës së parë shqipe, po transformohet në një plato shtruar me kubëza e rregulluar me gjelbërim, investim ky si shpërblim, për banorët e bllokut të banimit kolektiv e bizneset në këtë zonë, shumë pranë qendrës së qytetit.



