19,12,2024

Agim Aliu në bashkëpunim me bizneset ferizajase ofron 500 vende pune me pagë minimale 300 euro

Must Read

Me nismën e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe gatishmërinë e bizneseve lokale, është krijuar një listë me 500 vende të lira të punës në sektorin privat, me pagë minimale 300 euro me mundësinë e rritjes progresive të pagës.

Vendet e lira të punës janë të profileve të ndryshme të industrisë.


Një mundësi e tillë, kaq e gjerë në shtrirje dhe numër, është një mundësi ku mund ta gjejnë vetën shumë nga punëkërkuesit, andaj inkurajohen qytetarët ferizajas që të interesohen për këtë mundësi.

” Kredibiliteti i qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka hapur shtegun e bashkëpunimit dhe një klimë ndërveprimi mes institucionit të Komunës dhe bizneseve lokale. Kjo nismë që po ndërmerret për herë të parë nga vet qytetari i parë i Ferizajt, Agim Aliu dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me bizneset ferizajase, që dëshmon qasjen që ka qeverisja lokale, për t’iu gjendur pranë qytetarëve në krijimin e mundësisë për vendosjen e mirëqenies së tyre sociale, që familja të ketë burim të sigurt të ardhurash dhe hap domethënës në zbatimin e platformës qeverisëse, pjesë të veçantë të së cilës zë familja dhe masat shtetërore për mbrojtjen e familjes” thuhet në njoftimin, lëshuar nga zyra për informim e kryetarit Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img