30,07,2025

Agim Aliu merr mbështetje të fuqishme nga të rinjtë

Must Read

Ferizaj.14.11.2017. Dje në sheshin “Hyrë Emini”, kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore të balotazhit, ku para qindra të rinjve ka shpalosur vizionin e tij për rininë dhe projektet konkrete me të cilat do të qeverisë në dobi të të rinjve të Komunës së Ferizajt.

Kush më mirë se unë, që kam qenë pjesë udhëheqëse e të rinjve në të kaluarën, mund të kuptoj rolin tuaj dhe sfidat me të cilat ballafaqoheni. Të rinjtë kanë bërë ndryshimin në faza të rëndësishme historike për vendin tonë. Në mandatin tim qeverisës, vendimmarrja e të rinjve do të ndodhë, të rinjtë përmes projekteve konkrete do t’i fuqizojmë, mbështesim e promovojmë. Do të aprovoj kërkesat e tyre për një rini të shëndoshë dhe të angazhuar. Një pjesë të rëndësishme të platformës sime, zënë të rinjtë, sidomos në pjesën e luftimit të dukurive negative, për t’i siguruar familjeve dhe gjithë shoqërisë, rini të shëndosh, larg dukurive negative që po kërcënojnë çdo ditë shoqërinë tonë” – theksoi kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img