Ferizaj

Agim Aliu: Kosova humbi një mik të çmuar

By FerizajPress

December 01, 2018

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se me vdekjen e George H. Ë. Bush, Kosova ka humbur një mik të çmuar, SHBA-të një president të adhuruar kurse bota një lider të papërsëritshëm. Miku i madh i shqiptarëve, Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. Ë. Bush, promotori i lirisë së vendit tonë dhe kujdestari shembullor i qenies sonë kombëtare, paska ndërruar jetë! Kosova humbi një mik të çmuar, SHBA një President të adhuruar kurse bota një lider të papërsëritshëm.