26,12,2024

Agim Aliu: Kam përkrahjen e qytetarëve, do ta fitoj Ferizajn

Must Read

Balotazhi për zgjedhjet lokale po afrohet dhe qytetarët e Kosovës kanë më pak se një muaj kohë të vendosin përfundimisht për kryetarin e komunës së tyre.

Në komunën e Ferizajt, njëjtë si në zgjedhjet e kaluara, në balotazh kanë shkuar kandidati i PDK-së, Agim Aliu dhe kryetari aktual nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa.

Edhe pse pësoi humbje në zgjedhjet e vitit 2013, Agim Aliu i PDK-së është i bindur se tani do të fitojë bindshëm Ferizajn.

Në një prononcim për lajmi.net, Aliu i ka thënë se do fitojë garën e balotazhit pasi ka arritur të dal i pari në zgjedhjet lokale me diferencë me 8 për qind.

“Ne presim të fitojmë garën e balotazhit, arsyeja pse ne besojmë është se kemi dal të parët dhe kemi një diferencë të votave në përqindje diku 8 për qind, ndërsa me vota jemi mbi 4 mijë vota, por kjo nuk është e tëra ne kemi pas një program që ka qenë i dedikuar për qytetarët. Do të fitojmë bindshëm edhe për faktin se po marrim përkrahje edhe nga qytetarët të cilët nuk na kanë votuar që kanë mbështetur partitë tjera dhe të cilët po e shohin programin më të mirë dhe më të realizueshëm për ta në kuadër të balotazhit, prandaj jam i bindur se fitorja jonë do të jetë e pakontestueshme në zgjedhjet e 19 nëntorit”, ka thënë Aliu.

Rreziku të ndodhë si në zgjedhjet e kaluara kur Aliu ishte afër fitores dhe u përmbys nga Svarqa, për kandidatin e PDK-së, nuk ekziston tani.

“Atëherë ka qenë situatë tjetër për faktin se ka qenë një kohë kur të gjitha partitë ishin kundër meje, tashmë nuk është kjo situatë atëherë kam garuar i vetëm kundër të gjithëve dhe kam humbur në një diferencë tepër të vogël por atëherë kam pasur edhe diferencën më të vogël në raundin e parë, por tashmë Svarqa është një figurë e njohur për qytetarin e Ferizajt dhe e njohin qeverisjen e tij dhe atë se si ka shërbyer gjatë 4 viteve dhe kjo tashmë është përparësi për qytetarin që të vlerësoj dy qeverisjet timen dhe të Svarqës. E imja ka qenë qeverisje e cila nuk ka pasur ngjyrë politike por më shumë qytetare sepse i kam shërbyer gjithë qytetarëve pavarësisht ideologjive të cilave ata ju takojnë ndërsa kjo qeverisje ka shërbyer më shumë për ngjyrën e pushtetarëve. Tash është dallimi më i madh edhe në vota edhe në përqindje edhe për faktin se është provuar qeverisja e tij, ai më nuk i ka përkrahësit e partnerëve që i ka pasur në zgjedhjet e kaluara pra në shumë pika ai është më i dobësuar”.

Aliu ka shtuar se janë në bisedime me partitë e tjera rreth koalicioneve mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.

“Jemi në bisedime do shohim format e bashkëpunimit nuk kemi diçka konkrete, por ajo që ne e shohim është se pikërisht votuesit e tyre, qytetarët që tash të them nuk janë më në garë për faktin se kanë humbur kandidatët e tyre kanë shprehur përkrahje për programin tonë”, ka përfunduar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img