24,02,2025

Agim Aliu jep lajmin e madh për Ferizaj, nis me hapa konkret projektin 40 milionësh!

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë një lajm të mirë. Bëhet fjalë për projektin prej afro 40 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, i cili po nis së zbatuari.

Postimi i plotë:

Projekti prej afro 40 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, po nis së zbatuari

Me hapa konkret, po nis zbatimi i projektit madhor me kosto prej afro 40 milionë euro, që i jep zgjidhje përfundimtare sfidave me ujërat e zeza, projekt që tashmë ka marr dritën jeshile nga Kuvendi i Republikës, në bazë të marrëveshjes me Qeverinë e Hungarisë, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe drejtorin e infrastrukturës, Arbër Bytyqi, takuam sot ekspertët hungarezë, të cilët nisën sesionin e shkëmbimit profesional me ekspertët tanë për nisjen e zbatimit të këtij projekti gjigant, që i jep zgjidhje problemit me ujërat e zeza jo vetëm Ferizajt por edhe komunave përreth.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img