28,12,2024

Agim Aliu i shpall luftë dukurive negative në shkolla

Must Read

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizaj z. Agim Aliu në platformën e tij qeverisëse 2017-2021, ka paralajmëruar ndryshim rrënjësor të kursit institucional ndaj dukurive negative në shkolla e qytet.

Kjo qasje e re do të aplikohet përmes fuqizimit të mekanizmave konsultativ në shkollë dhe promovimit të familjes së shëndosh, si hallkë kryesore për parandalimin e këtyre dukurive shkatërruese për të rinjtë tanë.

“Ne të gjithë kemi obligim t’i luftojmë dukuritë negative që pak nga pak po e shkatërrojnë kategorinë më të çmueshme të shoqërisë tonë, rininë. Natyrisht, si pushtet komunal së bashku me prindërit dhe mekanizmat tjerë shkollor do të përgatisim kurën më të shpejtë për këtë plagë fatale për të ardhmen e fëmijëve tanë. Shkollat do të kthehen në qendra edukimi të mirëfilltë dhe të vende të sigurta për nxënësit”, deklaroi kandidati Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img