11,09,2025

Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës do të dyfishohet numri i përfituesve të bursave

Must Read

Ferizaj.08.10.2017. Gara për të parin e Komunës së Ferizajt, është fokusuar edhe në fushën e arsimit. Për këtë kandidati për kryetar të Ferizajt Agim Aliu  në një takim me studentë u ka premtuar se nësë ai zgjedhet  kryetar i komunës në fokus të veçant do të jenë studentët. Ai u ka thënë studentëve se do të dyfishojë numrin e bursave për student.

Aliu  ka thënë se do të marrë të gjitha veprimet  për të mbështetur studentët dhe nxënësit , për përmirësimin e kushteve të mësimit dhe do të ketë më shumë inveatime në  sektorin e arsimit.

“Në platformën  time qeverisëse kam paraparë dyfishimin e numrit të përfituesve të bursave që ndan Komuna e Ferizajt. Ky veprim është bërë në konsultë të plotë me ekspertët e arsimit dhe në bazë të matjeve të nevojave të studentëve për mbështetje insititucionale. Për këtë jam  i vendosur që studentëve ferizajas t’u krijoj shansin e barabartë dhe mbështetjen e nevojshme institucionale. Bursat nuk do të mbeten më të paracaktuara për fëmijët e militantëve politik, por do t’i shpërndajmë në transparencë të plotë dhe konsulta profesionale në bazë të konkursit publik” ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img