11,09,2025

Agim Aliu: Ferizaj, faleminderit!

Must Read

Pas rezultatin të mbrëmshëm në garën zgjedhore për Ferizajn, kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Ferizaj, z. Agim Aliu, sot përmes faqes së tij në rrjetin social “Facebook” i ka drejtuar qytetarëve të Ferizajt një mesazh falenderues

Mesazhi i plotë

Ferizaj, faleminderit!

Mbrëmë, ferizajasit dëshmuan se e duan ndryshimin. Pushteti i ri është pushteti juaj, ju që jeni forca ime, vullneti për të bërë Ferizajn, qytet elitar.

Jam thellësisht falenderues dhe i emocionuar me mbështetjen e fuqishme të gjithë qytetarëve, të rinjve e të moshuarve, burrave e grave që dhanë kontributin e tyre për ta bërë realitet fitoren.

Triumfi i djeshëm është triumfi i qytetarëve, zërit që thërret për ndryshim me punë konkrete.

Unë do të jem zëri juaj, kryetar i të gjithëve, përtej ngjyrave politike që bashkë të punojmë për të ardhmen e përbashkët në qytetin tonë.

Bashkë na presin shumë punë për ta bërë Ferizajn ashtu siç duam.

Faleminderit të gjithëve!

Na priftë e mbara!

P.S. Kërkoj ndjesë ndaj gjithë atyre, qindra mesazheve e thirrjeve telefonike që nuk kam mundur t’i përgjigjem. Ju faleminderit për urimet!

Sinqerisht,
Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img