21,12,2025

Agim Aliu: Dyfish më shumë bursa për studentët ferizajas

Must Read

Pas përfshirjes pothuajse pa përjashtim të të gjithë aplikantëve për bursat paraprake duke i ndarë ato si masë për t’i dalë në ndihmë studentëve në kohë pandemie, tashmë kemi përgatitur edhe 100 bursa për studentë për vitin akademik 2020/2021 nga 50 sa ishin kur morëm besimin për udhëheqjen me Ferizajn.

Për profesionistët e ardhshëm të Ferizajt, asgjë nuk është e kushtueshme, veçmas investimi në ngritjen e avancimin e dijes.

Po, dyfishuam numrin e përfituesve të bursave, pa përfshirë këtu edhe vazhdimin e bursave ekzistuese, për t’i dhënë studentëve të shkëlqyeshëm, dorën e përkujdesit të shtetit në përparimin e tyre profesional e shërbimin që presim të marrim nga këto kuadro në segmentet ku do të japin kontributin, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img