11,09,2025

Agim Aliu: Arritëm kontakt me Presidencën Turke, lehtësohet trajtimi jashtë vendit i ferizajasve

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliut ka bërë të ditur se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj kanë arritur të kenë kontakt me presidencën Truke.

Ai ka bërë të ditur se do të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lën.duarve në gjendje më të rëndë, pas shpërthimit në një restaurant në Ferizaj.

“Solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lën.duarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Faleminderit!”, shkroi ai.

Gjatë ditës së sotme ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një restaurant tek “The Village” në Ferizaj, ku mbetën të lën.duar mbi 40 persona e disa prej tyre janë në gjendje të rë.ndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img