23,02,2025

Agim Aliu: Arkitektët dhe inxhinierët do të jenë krahu im i djathtë në vendimarrjen për zhvillimin urban


Must Read

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, ka mbajtur një takim me arkitektë dhe inxhinierë ferizajas. Në këtë takim, kandidati Aliu ka prezentuar idetë themelore për zhvillimin urban dhe detajet e investimeve për realizimin e fazës së parë të projektit “Bashkimi i qytetit”. Para arkitektëve dhe inxhinierëve ferizajas, kandidati Aliu deklaroi:

“Unë në mandatin tim qeverisës, do të themeloj një trupë konsultative profesionale, të pavarur, që të gjitha vendimet që do të ndërmarrim për zhvillimin urban të komunës sonë, të marrin aprovimin profesional nga arkitektë dhe inxhinierët ferizajas, që qytetit ynë të marr frymë lirshëm dhe të funksionalizohet. Sot kemi nevojë për dorën që merr vendime profesionale që të evitojmë shtimin e kaosit urban në komunën tonë, andaj unë do të jem në konsultë të përhershme me këtë grup, për çdo vendim që do të marr në këtë fushë. Po kështu, edhe implementimi i fazës së parë të projektit “Bashkimi i Qytetit” do të jap zgjidhje kaosit dhe ngulfatjes që aktualisht ngjan në zonën qendër”– theksoi kandidati Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img