08,07,2025

Afrim Llabjani emërohet drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu emëron drejtorin e ri të Drejtorisë së Arsimit

Me qëllim që të mos shkaktohet ngecje në dinamikën e punës dhe vakum institucional për të proceduar lëndët, pasditen e sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka emëruar drejtorin e ri të Drejtorisë së Arsimit.

Drejtor i ri i Drejtorisë së Arsimit është emëruar z. Afrim Llabjani.

Drejtori i ri i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Llabjani ka të përfunduar Fakultetin Filozofik, dega Pedagogji. Ai ka përvojë të gjatë në sektorin e arsimit, duke shërbyer në këtë drejtori për shumë vite me radhë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është i vendosur të çoj përpara vizionin e tij për arsimin në nivelin lokal, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat po ballafaqohet aktualisht kjo drejtori, po ashtu me një dinamike të shtuar të punës e transparencë e cila deri më tani është dëshmuar plotësisht, të zgjidh problemet e trashëguara ndër vite në këtë drejtori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit

Valon Kleqka nga Ferizaj shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit "VALON KLEQKA" B.I me NUI:810126145, lëshuar nga ARBK

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img