Ferizaj. 07.06.2018. Paraditen e sotme, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani ka mbajtur konferencë me gazetarë, për të shpalosur arritjet dhe sfidat në sektorin e arsimit gjatë kësaj periudhe qeverisëse.
Ndër sukseset që theksoi drejtori i arsimit, Afrim Llabjani gjatë kësaj periudhe qeverisëse janë edhe miratimi i Planit Zhvillimor Komunal i Arsimit 2018-2022, marrëveshja me Kolegjin AAB për heqjen e shpenzimeve të fotografimit për maturantët, marrëveshja për orientimin në karrierë të nxënësve, konkurse transparente dhe pa ndikime politike, vendimi i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për caktimin e numrit prej 28 nxënësve në paralelet në vitin e ri shkollor, vendimi për ndalimin e mbajtjes së organizimit të mbrëmjes së maturës jashtë territorit të Ferizajt, fushata për promovimin e drejtimeve të reja profesionale, synimi për të krijuar fondin e pastërtisë që ishte edhe zotim i Kryetarit të Komunës në fushatë elektorale, themelimi i ligës së sporteve shkollore, synimi për dyfishimin e numrit të përfituesve të bursave komunale nga viti i ri shkollor, marrëveshja mes shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe QKMF-së për praktikën e nxënësve, miratimi i Rregullores per Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, përfundimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e shkollën e mesme profesionale, përfundimi i procedurave për zgjidhjen e problemeve teknike në objektet shkollore përmes programit të ashtuquajtur “shtëpiaku”, risi kjo në mirëmbajtjen teknike të shkollave në territorin e Ferizajt dhe suksese të tjera, kurse si sfida në sektorin e arsimit, u konstatua mungesa e buxhetit të mjaftueshëm dhe qëndrueshëm përshkak edhe të procedurave të përmbarimit, kushtet jo të mira teknike-sanitare në disa nga objektet e shkollave.