Klubi i gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin Afrim Kurti, kryetar të klubit, ndrësa, Qliresa Hasani e Besim Idrizi nënkryetar, Agim Jupa dhe Erblin Shabani anëtar të kryesisë dhe Driton Ramadani sekretar i Klubit.
Në këtë takim, u kërkua nga kryesia e re që një periudhë të shkurt të bëhet Satuti i ri dhe rregullorja e klubit e cila do të jetë në harmoni me ligjet në fuqi dhe e cila do të përcaktojë punën e klubit, si dhe rolin e anëtarëve të Klubit. Kryesia e re u zotua se do të punojë në dobi të të gjithë komunitetit të gazetarëve dhe që të jetë më aktiv, në organizimin e debateve dhe të luajë rolin konstruktiv, në jetën e shoqërisë civile.
Must Read