Ferizaj

Adifete Bytyqi zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së nëndegës së tretë të LDK-së në Ferizaj

By FerizajPress

October 19, 2016

Forumi i Gruas së nëndegës  së tretë të LDk-së   në Ferizaj mbajti Kuvendin zgjedhor ku kryetare e këtij Forumi  zgjodh Adifete Bytyqi.

Këtë të  mërkure  nëndega e tretë e LDK-së në Ferizaj mbajti Kuvendit Zgjedhor të Forumit të Gruas ku të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa  dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës nga ky subjekt politik,  Lirie Kajtazi, Synavere Rysha  dhe Adem Salihaj.

Me këtë rast këtë forum e ka përshëndetur kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, i cili tha se LDK  me programin e vet po i jep mbështëtje lansimit të femrave model .

“Ndërtimi i politikave do të mundësonin mbështetjen e lansimit të femrave model të qeverisjes dhe të udhëheqjes së institucioneve , organizatave politike dhe shoqërore” tha Muharrem Svarqa.

Tubimin e ka përshëndetur  edhe deputetja Lirie Kajtazi e cila tha se  besimin në vizionin e LDK-së po e tregon  edhe numri i madh i pjesëmarrëseve.

“ Vizioni që kishte Presidenti Rugova është ai që do të na dërgoi  përpara. Zgjedhni më të mirat që t’u udhëheqin drejt këtij vizioni” tha Kajtazi

Forumi i Gruas  me këtë rast ka zgjedhur kryetaren, kryesinë dhe delegatët për Kuvendin e Degës.

Kryetare  Forumit të Gruas së kësaj nëndege u zgjodh Adifete Bytyqi e cila me këtë rast  tha se do të punoi që zëri i femrës të dëgjohet në të gjitha instancat shtetërorë.

Kuvendin e ka përshëndetur edhe kryetarja aktuale e Forumit të Gruas së LDK-së në Ferizaj, Eleonora Isufi.

Edhe Forumi Rinor i LDK-së së kësaj nëndege ka mbajtur  Kuvendin Zgjedhorë ku kryetare  është rizgjedhur  Qëndresa Salihaj.