PAI – Partia Ashkanlive për Integrim, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot rreth 150 anëtarë nga PDAK kanë aderuar në PAI – Partia Ashkanlive për Integrim. Në mesin e të aderuarëve janë edhe zëvendës Ministrit Qazim Rahmani dhe nënkryetarit i komunës në Ferizaj z.Asllan Kryeziut
Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga PAI – Partia Ashkanlive për Integrim
Pas dorëheqjes së zëvendës Ministrit Qazim Rahmani dhe Nënkryetarit komunë së Ferizaj z.Asllan Kryeziut nga subjekti politik PDAK-ja, sot ju bashkuan dorëheqjes së tyre shumë degë , mbi 150 aktivistë dhe anëtar të PDAK-së, dhe aderuan në subjektin tjetër politik të komunitetit Ashkanli PAI-së, Partisë të Ashkanlive për Integrim.
Me qëllimin që komuniteti Ashkanli të bashkohet në një subjekt politik, që të jenë më të fuqizuar dhe të janë sa më të bashkuar, tek Ashkanlit e Kosovës ka filluar një luftë politike që të largohet nga kreu i PDAK-së deputeti Danush Ademi, i cili është shkaktari dhe përçarësi më i madh i Ashkanlive i cili po e pengon këtë komunitet që të mos bashkohet, vetëm e vetëm për të ruajtur pozitën e tij, dhe individualizmin e tij familjar dhe klanor.
Pas këtyre ngjarjeve tek Ashkanlit në javën e fundit, shumë aktivistë,anëtar dhe degë të PDAK-së afruan dorëheqje nga PDAK-ja, sot një numër prej 150 personave duke i udhëhequr Qazim Rahmani e Asllan Kryeziu ju bashkuan subjektit politik të PAI-së Partisë së Ashkanlive për Integrim, ku kryetar i saj është Etem Arifi deputet i Kuvendit Kosovës.
Sot degët e PDAK-së nga komunat Ferizaj,Suharekë,Obiliq,Mitrovicë vendosën që të bashkohen PAI-së, Partisë së Ashkanlive për Integrim.
PAI-ja Kryetari deputeti i saj, Etem Arifi mirë priti këtë aderim masivë dhe tha:
Sot po ndryshon gjendja e Ashkanlive të Kosovës, po bjenë diktatura,po fuqizohet populli po afrohet e bashkohet populli, ne jemi mirënjohës dhe falënderues këtyre personave që aderuan për shkak se bashkarishtë nga sot do të krijojmë frymën demokratike, dhe do të punojmë që Ashkanlit të jenë më një subjekt politik .
tha Sot këto 4 komuna që aderuam filluam të krijojmë historinë tonë për të bashkuar Ashkanlit. Ditët në vazhdim presim të na bashkohen të gjithë komunat tjera, dhe fund Danush Ademi duhet të ja dorëzoj popullit PDAK-në partin që e kanë formuar populli Ashkanli, Danush Ademi e ka privatizua PDAK-në por ne duke aderuar në PAI sot ju kemi treguar gjithë Ashkanlive se s’ka ma vend me qëndrua me Danush Ademin, dhe duhet të mbesë vet, që Ashkanlit të Bashkohen. Ftojmë gjithë Ashkanlit për bojkot ndaj Danush Ademit, e kështu populli bashkohet,sepse ai është përçaj e sundo” ka thënë Qazim Rahmani.
Me respekt : PAI – Partia Ashkanlive për Integrim.