06,05,2024

Adem Salihaj s’e di nëse partia do ta kandidojë për deputet

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ndëshkojë deputetët kundërshtues të subjektit të tyre, duke mos i futur ata në listat zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kështu të paktën është duke u raportuar deri më tani nëpër media. Janë tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj, emrat e të cilëve janë duke u lakuar që ka gjasa të mbesin jashtë këtyre listave.

E për këto spekulime të deritanishme ka folur për Express deputeti Adem Salihaj. Ai ende nuk e di nëse partia të cilës i takon do ta kandidojë atë për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Dega e LDK-së në Ferizaj më ka propozuar si kandidat për deputet, tash duhet pritur vendimet e kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë”, është shprehur Salihaj të enjten.

Kujtojmë se deputetja Vjosa Osmani pretendonte të dilte kundërkandidate e Isa Mustafës për kryetare të LDK-së, ndërsa mbeti edhe jashtë Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Kurse deputeti Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj janë dy deputetët të cilët dolën haptazi kundër demarkacionit.

Express ka provuar të marrë një prononcim edhe nga deputetja Vjosa Osmani por e njëjta nuk ka dhënë përgjigje për këtë situatë.

Ndërkaq, sot pritet që të mblidhet edhe Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ku edhe do të caktohet lista për kandidat në zgjedhjet e 11 qershorit.

Partitë janë të obliguara që deri nesër t’i përfundojnë listat e tyre zgjedhore. Kujtojmë se PDK përveç me shtatë parti të vogla, ajo hyri në koalicion me AAK-në e Nismën, kurse LDK arriti marrëveshje me Alternativën dhe AKR-në e Pacollit. Në zgjedhjet e 11 qershorit vetëm Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme. /G.H/GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img