22,12,2024

Adem Grabovci tërhiqet nga kandidimi për deputet

Must Read

Njëherësh kjo listë si duket do të ketë ndryshime rrënjësore. Është pikërisht deputeti njëherësh ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka konfirmuar për Indeksonline se tërhiqet nga kandidimi për deputetë.

Grabovci ka bërë të ditur se edhe pse ishte në listë, vullnetarisht ka zgjedhur që të mos kandidojë

“Unë vullnetarisht edhe pse jam në listën kandiduese do të bëjë përpjekje për t’u tërhjekur nga lista kandiduese për t’i lehtësuar punën të tjerëve që të jenë pjesë e kandidimit. Vetëm nga vullneti për t’iu dhënë shansin njerëzve të ri, frymës së re për të qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Do të jap kontributin tim maksimal aty ku ka nevojë partia, aty ku po përcaktohem”, ka thënë Grabovci.

Gjithashtu Grabovci ka theksuar se e gjithë kjo po bëhet që PDK t’i japë mundësinë të rinjve që të inkuadrohen në parti.

“Po bëjmë përpjekje për të futur një frymë të re në Partinë Demokratike të Kosovës dhe jam ithtar i kësaj frymë që t’i lëshohet rrugë gjeneratës së re. Partia ka Legjislativin është edhe Ekzekutivin dhe unë do të përcaktohem që të jem në shërbim të partisë”, ka shtuar Grabovci.

Ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të kësaj liste dhe dorëzimit të saj në KQZ. Po ashtu duhet përkujtuar që PDK kësaj radhe në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit do të shkojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img