Gjatë ditës së sotme, kandidat nga Ferizaj për parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së takuan të rinjtë e Ferizajt.
Me këtë rast ata u njoftuan me programin e këtij subjekti për rimëkëmbjen e Kosovës.
“Është koha të mendojmë për zhvillim që na nxjerrë nga kriza e na orienton nga zhvillimi i qëndrueshëm” ka thënë kandidatja për deputet nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca
Postimi i plotë i Adelina Graincës nga takimi me të rinjtë ferizajas
Në takim me ta sot theksova se përvojën time në biznes, përgatitjen time në Universitetin Amerikan dhe aktivitetin tim profesional, do të vë në shërbim të mundësive për punësim të tyre, për më shumë mundësi për ta dhe për edukim sa më cilësor.
E ritheksova se angazhimi im si deputete e re në Kuvendin e Republikës do të jetë veçanërisht për të rinjtë, e sidomos vajzat.
Nga bashkëbisedimi pati një pajtueshmëri se plani i PDK-së për rimëkëmbje i duhet Kosovës. Është koha të mendojmë për zhvillim që na nxjerrë nga kriza e na orienton nga zhvillimi i qëndrueshëm.
PDK e ka vullnetin dhe përvojën për këtë.