20,06,2025

Abrashi njofton për dy skema të reja pensionale

Must Read

“Pension Invalidor i Punës dhe Pension Familjar Javën që lamë pas, grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh. Pensioni invalidor i punës nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës; dhe pensioni familjar nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij në “Facebook”, transmeton lajmi.net

Më tej, Abrashi ka thënë se këto dy skema të reja pensionale përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullakojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetërore në fushën e pensioneve. Ditëve në vijim ju njoftojmë saktë, se kur mund të filloj aplikimi për këto skema”, ka shtuar më tej Abrashi. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img