15,09,2025

Abdullahu: Kryeministri ka prirje për të dëgjuar

Must Read

ISA-MUSTAFA-710x441

Zëdhënësi i ri i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, duke folur në Zona B të Klan Kosovës për detyrën e re të tij si zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, ka diskutuar edhe rreth mundësisë për t’u bërë anëtar i LDK-së.

Ai ka shtuar se prioritet e ka punën aktuale, por për një gjë të tillë duhet të vlerësohet nga të tjerët.

“Tash për tash do i mbetem besnik Qeverisë së Kosovës ,punës që e bëj. Do mundohem ta bëjë këtë punë mirë dhe mbetet të tjerët ta vlerësojnë se a mund të jem unë për një vend të caktuar në atë parti apo jo? Mbetet të shihet nuk mund ta them troç po apo jo se a do të anëtarësohem në LDK”

Gjithashtu Abdullahu ka përmendur ca atribute të mirë për shefin e tij, që sipas tij janë shumë të rëndësishme.

“Mua si këshilltar më pëlqen prirja e tij për të dëgjuar mirë kur flet kur e këshillon. Ai ka edhe një përvojë dhe prirje për ta lexuar problemin qe e prezanton dhe dinë ta ofrojë ndihmën aty ku duhet,” ka përfunduar Abdullahu, njofton Klan Kosova.
ghmkf-690x380

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img