14,07,2025

Abdixhiku: Republika do të mbijetojë, s’ka rëndësi çfarë bëjnë disa politikanë aksidental

Must Read

Ai me anë të një postimi në facebook, ka thënë se himni i Kosovës u nderua gjithandej nëpër botë, dhe sipas tij ‘nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë disa politikanë aksidental’, transmeton lajmi.net

“Shtetin e Kosovës do ta nderojnë të tjerë plot. Do ta nderojnë sepse vajzat e djemtë më të mirë tanë, do të kujdesen për këtë. Çfarë disa politikanë të përkohshëm e aksidental bëjnë hiç s’ka rëndësi. Për aq sa janë, deri sa të janë, simbolet përfaqësojnë Republikën. Shtetin tonë. E Republika, shteti ynë, do të mbijetojë me ose pa politikanë të tillë”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Shtetin e himnin e Kosovës e kanë nderuar një gardë ushtarake në mes të Rusisë. E kanë nderuar sportistë, atletë e të tjerë – në Rio, Paris, Madrid, Stamboll e gjithandej nëpër botë.

Shtetin e Kosovës do ta nderojnë të tjerë plot. Do ta nderojnë sepse vajzat e djemtë më të mirë tanë, do të kujdesen për këtë. Çfarë disa politikanë të përkohshëm e aksidental bëjnë hiç s’ka rëndësi.

Për aq sa janë, deri sa të janë, simbolet përfaqësojnë Republikën. Shtetin tonë. E Republika, shteti ynë, do të mbijetojë me ose pa politikanë të tillë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img