27,11,2025

Abdixhiku prezanton Visar Azemin si kandidat të LDK-së për kryetar të Ferizajt

Must Read

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga një tubim i mbajtur në Ferizaj, Abdixhiku e ka përshkruar qytetin si “porta që lidh veriun me jugun, lindjen me perëndimin” dhe shembull të zhvillimit përmes punës e përkushtimit.

Ai tha se qyteti meriton një udhëheqje “përtej të zakonshmes”, duke theksuar se Azemi e njeh mirë realitetin dhe nevojat e qytetarëve.

Visar Azemi ka përfunduar studimet në inxhinieri elektrike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniversitare në menaxhim financiar ndërkombëtar në Universitetin e Maryland-it. Ai ka përvojë në udhëheqje projektesh të mëdha, organizata ndërkombëtare dhe ligjërim në bazat ushtarake amerikane.

Sipas Abdixhikut, Azemi përfaqëson një gjeneratë që kombinon dijen teknike me vizionin strategjik dhe është i gatshëm të vendosë qytetarin në qendër të vendimmarrjes, duke punuar me transparencë dhe përkushtim për zhvillimin e Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img