28,11,2025

Abazi: Kosova po e humb trenin e fundit të liberalizimit

Must Read

Haki Abazi nga ‘Rockfeller Brothers Fund’, ka vlerësuar se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh si pasojë e mosarritjes së një konsensusi mes pozitës e opozitës.

“Liberalizimi i vizave është vonuar nga udhëheqja jodemokratike, mungesa e vullnetit politik për të krijuar konsensus me opozitën dhe shoqërinë civile, arrogancë e tre-katër njerëzve që e shohin veten mbi ligjin”, ka deklaruar ai.

Sipas Abazit, liberalizimi i vizave është vetëm një nga dështimet e shumta të qeverisë.

“Siç janë dështimi për anëtarësim në UNESCO, dinamika e vdekur e njohjeve ndërkombëtare, dështimi në krijimin e vendeve të reja të punës, sistemi jofunskisonal i drejtësisë dhe mungesës në luftën kundër korrupsionit, dështimet në dialogun me Serbinë dhe ballafaqimin me murin e Mitrovicës”, është shprehur ai.

Tërë këto siç ka potencuar Abazi, tregojnë dështimin e qeverisë. Kurse, vonesat sipas tij, kanë ardhur si pasojë e koalicionit jo natyror ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ndërkohë, ka vlerësuar se Kosova është duke e lëshuar edhe mundësinë e fundit për heqje të vizave.

“Me këtë trend të zhvillimeve dhe rritjes së të djathtës ekstreme në Evropë, Kosova është duke humbur trenin e fundit për liberalizim dhe ecje progresive drejt Evropës në përgjithësi”, ka përfunduar Abazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img