Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Listën e ka publikuar Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai cili ka thënë se në zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, AAK do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore.
Po ashtu në listë janë futur edhe të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mire-përgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora. Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore. Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai.
Lista e plotë e AAK-së: