27,11,2025

AAK në Ferizaj në vlugun e zgjedhjeve të brendshme. Haradinaj përcjell procesin zgjedhor

Must Read

AAK në Ferizaj ka hyrë në vlugun e zgjedhjeve të brendshme. Sot kanë vazhduar edhe në nëndegën e IV-të të qytetit.
Në këtë kuvend zgjedhor ishte i pranishëm edhe lideri i AAK-së, kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ka njoftuar të pranishmit për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet.
“Në të gjitha degët e AAK-së është një pjesëmarrje masovike e të rinjve dhe të rejave që po i bashkohen AAK-së. Aleanca është e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim, që kanë vullnetin dhe dëshirën të bashkëngjiten dhe që të japin kontributin e tyre në AAK” ka thënë Haradinaj.
Kryetare e nëndegës së IV-të të qytetit të Ferizajt është zgjedhur Fatime Gashi-Sherifi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img