28,04,2024

AAK në Ferizaj fton qytetarët në protestë, në mbështetje të ish Kryeministrit të Kosovës,  Ramush Haradinaj

Must Read

15942044_10209693737758538_1551416450_n

Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së dega në Ferizaj, në një konferencë për media ka ftuar subjektet politike dhe qytetarët ferizajas që që të marrin pjesë në protestën qytetare në mbështetje të ish Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj.

Kjo protestë do të mbahet më 11 janar për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2014.

Me këtë rast Zariqi tha se përmes kësaj konference duam që të njoftojmë të gjithë qytetarët për organizimin e protestës së nesërme e cila do të mbahet nesër në Ferizaj.

“Kjo nuk është hera e parë kjo që po ndodhë dhe krejt kjo po ndodh për qëllime politike  të një shteti fqinjë ,të një shteti me të cilin deri dje ishim në armiqësi dhe siç po shihet kjo po vazhdon ende” ka thënë Zariqi

“Listat e krijuara nga shteti i Serbisë e që INTERPOL-i ende po i zbaton me urdhër të Serbisë për ish ushtarët e UÇK-së, komandantët  dhe politikanët aktual  dëshmon se Serbia nuk është duke shkuar drejt demokratizimit  dhe përmirësimit të marrëdhënieve  me shtetin e Kosovës” ka thënë Zariqi.

Ai tha se bisedimet me Serbinë nuk kanë më kurrfarë kuptimi përderisa edhe pas disa viteve nga përfundimi i luftës në listat e tyre i kanë çlirimtarët e Republikës së Kosovës dhe politikanët aktual.

“Sipas këtyre listave edhe ata që po marrin pjesë në bisedime me Serbinë mund të arrestohen sa herë të do Serbia sepse emrat e tyre gjenden në këto lista”  tha Zariqi.

Ai tha se në kuadër të reagimit ndaj këtij akti shteti i Kosovës ka filluar procedurat për lirimin e  Haradinajt por me këtë rast ka pasuar edhe një mbështetje e madhe të qytetarëve të cilët këtë e kanë shprehur përmes protestave  nëpër qendra të ndryshe si në Kosovë dhe jashtë sajë.

Zariqi me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët që nesër  të marrin pjesë në protestën gjithë popullore për sensibilizimin  e opinionit ndërkombëtar dhe atë një ditë para marrjes së vendimit për rastin Haradinaj  i cili pritet të merret ditën e Enjte.

Protesta mbahet  ditën e Mërkure ( 11 Janar) në Sheshin e Ferizajt .përballë  bibliotekës “Sadik Tafarshiku”

Protesta mbahet me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img