Ferizaj

AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna, Xhemile Murati kandidate për Kryetare të Ferizajt

By FerizajPress

June 26, 2025

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e sotme janë zyrtarizuar 11 kandidatë të Aleancës për kryetarë komunash në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor 2025.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:Nazim Gagica – Gjilan

Besnik Krasniqi – PrizrenXhemile Murati – Ferizaj

Qazim Nimani – Mitrovicë

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan nga z. Muharrem Nitaj, përfaqësues i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me ndryshimet në Rregulloren për Zgjedhjet, e cila përfshin edhe procedurat për votimin nga jashtë vendit.

Po ashtu, z. Pal Lekaj, kryesues dhe z. Besnik Tahiri, paraqitën një përmbledhje të përgatitjeve organizative për zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Ndërkohë, z. Lulzim Leci raportoi mbi auditimin e pasqyrave financiare të partisë për vitin 2024, si dhe mbi ecurinë e emërimeve të anëtarëve të Aleancës në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

Zhvillimet e fundit politike në vend ishin gjithashtu temë e diskutimeve.Nga Aleanca është bërë e ditur se në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat e tjera, në mënyrë që të finalizohet harta zgjedhore e partisë për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.