Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit.
Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e sotme janë zyrtarizuar 11 kandidatë të Aleancës për kryetarë komunash në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor 2025.
Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:
Nazim Gagica – Gjilan
Besnik Krasniqi – Prizren
Xhemile Murati – Ferizaj
Qazim Nimani – Mitrovicë
- Faton Jakupi – Kamenicë
- Ukë Blakaj – Istog
- Agron Kuçi – Junik
- Vildane Latifi – Fushë Kosovë
- Baki Feta – Podujevë
- Labinot Bislimi – Viti
- Ilir Tasholli – Lipjan
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan nga z. Muharrem Nitaj, përfaqësues i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me ndryshimet në Rregulloren për Zgjedhjet, e cila përfshin edhe procedurat për votimin nga jashtë vendit.
Po ashtu, z. Pal Lekaj, kryesues dhe z. Besnik Tahiri, paraqitën një përmbledhje të përgatitjeve organizative për zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Ndërkohë, z. Lulzim Leci raportoi mbi auditimin e pasqyrave financiare të partisë për vitin 2024, si dhe mbi ecurinë e emërimeve të anëtarëve të Aleancës në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).
Zhvillimet e fundit politike në vend ishin gjithashtu temë e diskutimeve.
Nga Aleanca është bërë e ditur se në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat e tjera, në mënyrë që të finalizohet harta zgjedhore e partisë për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.