26,11,2024

AAK e Nisma të vendosura për mos rikthim në seancat e Kuvendit

Must Read

kuvendii_3614

Janë bërë një muaj që kur dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vendosën që ti bojkotojnë të gjitha seancat plenare të Kuvendit.

Ndërkaq, për dallim nga AAK e Nisma, Vetëvendosje kishte deklaruar se do ta bëjë vlerësimin nga seanca në seancë se a do të marrin pjesë apo jo.

Të hënën pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës ku pritet të caktohet edhe data për mbajtjen e seancës së radhës të Kuvendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë vendimit të tyre për bojkotim të seancave. Kështu së paku kanë deklaruar për Telegrafin zyrtarë të të dyja partive.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se AAK nuk do të marrë pjesë.

“Jo nuk do të marrim pjesë”, ka thënë shkurt Lekaj.

Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe sekreatri i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

“Vendimi i kryesisë së Nisma-s për të bojkotuar seancat e Kuvendit vazhdon të jetë në fuqi”, tha Sherifi.

Vlen të theksohet se Parlamenti nuk është mbledhur që nga ceremonia e betimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi – më 7 prill.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img