AAK në Ferizaj në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë vetëm me një kandidat. Kandidati i cili do të përfaqësojë Ferizajn nga ky subjet politik është Xhavit Zariqi, kryetar aktual i këtij subjekti në Ferizaj dhe Zëvendës Ministër në detyrë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Xhavit Zariqi përmes rrjetit social facebook.
Kjo është deklarata e plotë e tijë.
Të dashur qytetarë,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se AAK dega Ferizaj më kanë propozuar për “Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. Falënderoj Kryetarin z.Haradinaj dhe kolegët për besimin e dhënë.
Andaj, të nderuar qytetarë kërkoj besimin dhe përkrahjen tuaj, në mënyrë që të ju përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të qëndroj besnik ndaj juve dhe gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të vendit tonë. Suksese të gjithëve drejtë punëve dhe sfidave të mëdha që na presin.
Ju jam mirënjohës dhe falënderues!
Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj,
Xhavit ZARIQI.