03,08,2025

AAK: Aktakuza ndaj Lekajt dhe sulmet ndaj Gazmend Abrashit, për hesape politike

Must Read

Sipas Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës, këto sulme janë të kalkuluara mirë dhe janë të orientuara kundër partisë, në momentin e tanishëm që sipas tyre po afrohen zgjedhjet.

“Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, memontumi I përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhët për hesape politike”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Lexo njoftimin e plotë:

Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar I AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që I janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, poashtu nënkryetar I AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalukuara mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj.

Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, memontumi I përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhët për hesape politike.

Nësë prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këtë cështjë disa vite më herët, po pikërisht tani!

AAK, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njërëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor

Ferizaj, 03.08.2025 Më datë 02.08.2025, rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img