25,11,2024

A u vizitua Astrit Dehari në burg nga Dardan Molliqaj?!

Must Read
Dardan Molliqaj

Në një raport të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili është bërë publik gjatë të martës ishte nënvizuar se Molliqaj dhe Kurteshi e kishin vizituar Deharin pak ditë para se ai të gjendej i vdekur në Qendrën e Paraburgimit me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva.

Në një komunikim zyrtar me Gjykatën, gjykatësi Kashtanjeva ka mohuar të ketë lejuar vizita të tilla.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se gjyqtari i procedurës paraprake nuk është në dijeni lidhur me ndonjë kërkesë për leje-vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për të ndjerin A.D.”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarët për media në VV për të pyetur nëse zyrtarët e saj e kanë vizituar Astrit Deharin dhe me çfarë leje të Gjykatës janë futur në burg, por zëdhënsja Tinka Kurti nuk ka dashur të flasë për këtë rast.

I kontaktuar nga KALLXO.com, drejtori i KMDLNj-së Behxhet Shala ka thënë se informacionet për vizitat i kanë marrë nga Qendra e pParaburgimit në Prizren dhe nuk kanë hulumtuar më tutje nëse ekziston leje nga gjykatësi Kashtanjeva.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut pasditen e të shtunës. Vdekja e tij është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit ndërsa ai po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me raketahedhës në Kuvendin e Kosovës.

Vizitat tek i paraburgosuri në burg bëhen vetëm me lejen e gjyqtarit. /KALLXO.com/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img