Lajme

A thua çfarë kërkon Shpend Ahmeti në shoqërim me biznismenin më të madh shqiptar? (FOTO)

By FerizajPress

April 10, 2016

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është parë sot në shoqërin e njërit nga biznismenët  më të mëdhenj shqiptar, Lazim Destani, raporton Gazeta Blic.

Dyshja ishin së bashku për ta ndjekur ndeshjen futbollistike në kampionatin maqedonasë midis Shkendijës dhe Renovës.

Lazim Destani është pronar i kompanisë globale “Ecolog”, e cila me gjasë është ndër kompanitë më të forta në botë në pronë të një shqiptari.  I njejti në Kosovë është pronar në Fabrikën e tekstilit “Kosovatex” si dhe në disa fabrika tjera. Investimet e tij në Kosovë janë shumë më vogla sesa kapaciteti financiar që posedon. Familja Destani poashtu aksionar në të përditëshmen  Zeri.

Destani  po ashtu  u pa  gjatë ceremonisë  inaguruese të Hashim Thaçit. Ndërsa sot me Shpend Ahmetin në ndeshjën futbollistike, të klubit që ai e ndihmon Shkendija e Tetovës./Gazeta Blic